Pas raportimit të Klina.info fotografi nga Klina e gjen biçikletën

Klina.info dje ka raportuar se artistit dhe fotografit nga Klina, Dardan Kabashit, dikush ia ka vjedhur biçikletën e tij, të cilën e kishte pasur tek dera e shtëpinë.

Por, biçikleta e tij është gjetur sot, ku një pronar i lokalit në Klinë, posa e ka parë lajmin ka lajmëruar se të njejtën biçikletë e kishte parë.

Fotografi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që nëse e shohin biçikletën të lajmërohen.

Por, falë bashkëpunimit, Dardani ka gjetur biçikletën e tij.