Publikohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës

Ballkani të premten ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës bën pjesë në grupin G, së bashku me Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor.

Para pak minutave UEFA, ka publikuar orarin e plotë të ndeshjeve të Ballkanit.

Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë, më 8 shtator ndaj CFR Cluj.

Ndjeshjen e dytë dhe të tretë do ti luaj si mysafir i Sparta Praha dhe Sivasspor me 15 shtator dhe 6 tetor.

Pas tyre do të jenë ndeshjet kthyese të cilat do të zhvillohen në Prishtinë, më 13 tetor dhe 27 tetor.

Ndeshjen e fundit do ta luaj si mysafir i CFR Cluj me 3 nëntor.

Të gjitha ndeshjet si vendas Ballkani do ti luaj në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Orari i plotë:

8 shtator: Ballkani – Cluj

15 shtator: Slavia Praha – Ballkani

6 tetor: Sivasspor – Ballkani

13 tetor: Ballkani – Sivasspor

27 tetor: Ballkani – Slavia Praha

3 nëntor: Cluj – Ballkani