Familja hap të pame për 19 vjeçarin që vdiq duke luajtur futboll

Familjarët e 19-vjeçarit, Kadri Abazi, kanë hapur të pame për të.

Ai humbi jetën mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës teksa luante futboll,

Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se tashmë viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 teksa Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë obduksionin.