Mbi 800 të vdekur, Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok.

E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa të paktën 672 persona u lënduan, duke përfshirë 205 të cilët janë në gjendje të rëndë.