Pacolli: Zimbabwe ka marrë vendim ta njohë pasaportën e Kosovës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se shteti afrikan, Zimbabwe, ka marrë vendim që ta njohë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se gjatë takimeve në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB-së, ka takuar presidentin e Zimbabwesë, Emerson Mnangagwa, me të cilin janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit shtetëror.

“Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto,  Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio,  Presidentin e Liberisë George Weah,  Presidentin e Botsëanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow,  Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe  Nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve. Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë”, shkroi ai.