Policia e kap një serb duke sjellë në Kosovë barna me traktor

Dje herët në mëngjes Policia në Gjilan e ka ndaluar një traktor me barëra në fshatin Shurdhan.

Policia ka njoftuar se traktori i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë kishte barna me vlerë rreth 1 mijë euro dhe nuk posedonte dokumente për to.

“Fsh. Shurdhan 15.03.2020 – 07:00. Njësitet policore kanë ndaluar një traktor, që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë vërejtur se i njëjti transportonte disa barëra, me vlerë rreth 1000 euro për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse”, njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është duke u hetuar.