Banorët e Lagjes Dresnik kërkojnë nga Komuna t’u shtrohet asfalti

Banorët e Lagjes Dresnik, te Marketi Bubrreci po kanë vështirësi për shkak se nuk kanë asfalt.

Ata janë shprehur të jenë indinjuar, derisa kanë thënë se pavarësisht premtimeve nga Komuna e Klinës, ende janë ende pa asfalt që po ua vështirëson jetën, sidomos kur ka reshje shiu e bore.

Ata përmes Klina.info bëjnë thirrje nga Komuna që të ndërmarrin sa mē shpejtë diçka./Klina.info/

SHARE