18 të lënduar në aksidentin në Grabanicë, konfirmon Policia

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Grabanicë.

Rasti ka ndodhur tek Varrezat e Dëshmorëve, derisa Klina.info mëson se 5 vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka konfirmuar se janë lënduar 18 persona.

Ndryshe, të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë me vetura private në Spitalin Rajonal të Pejës.

Klina.info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.