Mbi gjysmë milion euro i kushtojnë shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

18 dhjetor është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet dhe njëkohësisht ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja kap vlerën e 556 mijë e 482 euro.

Lista Serbe, e cila llogaritet si partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për katër komunat: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave, që të gjithë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale.