28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 28 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa nga ky virus janë shëruar 33 persona.

Numri i rasteve aktive mbetet 197 persona të infektuar.