Digjet një shtëpi në Klinë, katër të lënduar

Policia e Kosovës njofton se një shtëpi është djegur në Klinë ku si pasojë pati 4 të lënduar.

Rasti ka ndodhur të dielën dhe të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës për tremtamn mjeksor.

Ndërsa sipas policisë për zjarrin janë informuar nga pronari i shtëpisë,

Rasti cilësohet si zjarr aksidental.

“Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se është duke iu djegur shtëpia, ku si pasojë e zjarrit lëndime trupore pësojnë katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.