Shaip Thaqi nga Malisheva është qytetari që vdiq si pasojë e goditjes nga vetura në Veternik

Një person mbeti i vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës. Mediat lokale të Malishevës raportojnë se bëhet fjalë për qytetarin Shaip Thaqi nga fshati Carrallukë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00.

Ai vdiq si pasojë e goditjes nga vetura teksa po e kalonte rrugën në lagjen Veternik, një zonë mjaft e rrezikshme nga aksidentet.