Aksident në Malishevë, ndërron jetë një person

Një këmbësor ka vdekur mbrëmë në fshatin Kijevë të Malishevës, pasi është goditur nga një veturë me targa vendore.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa është arrestuar shoferi i veturës.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Me vendim të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.