Gjendet i vdekur një person në Rugovë

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Rugovë,

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se dyshohet se viktimës i ka rënë lisi dhe shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.