Albert Krasniqi do të varroset sot në ora 15:00

Ismet Krasniqi, familjar i tashmë të ndjerit, Albert Krasniqi, ka njoftuar se varrimi i Krasniqit do të bëhet në orën 15:00 në varreza të Prishtinës.

“Familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhet sot ne orën 15:00 në varreza të Prishtines”, shkroi ai.

Ndërsa, policia sot njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.