Lahi Brahimajt i bëhet pritje madhështore në Gjakovë

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj po vazhdon të marrë përkrahje të madhe.

Mështetja për Brahimajn nuk ka munguar as në takimit që ka pasur së bashku me Ramush Haradinaj në komunën e Gjakovës.

“Sot bashkë me presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj takuam banorët e Hasit, Rekës së Mirë, Dushkajës, Rogovës, Novosellës dhe Cërmjanit të Gjakovës.

Në këto takime bashkëbiseduam për situatën në të cilën gjendet Kosova, zgjidhjen që ofron Aleanca në krye me liderin e saj Haradinaj”, ka shkruar ai.

Brahimaj, shtoi se banorët e kësaj ane kanë vendosur për fitoren e AAK’së.

“Aleanca në krye me liderin e saj Haradinaj. Banorët e këtyre vendeve e kanë kuptuar qartë mesazhin që u dhamë sot, treguan që janë të gatshëm të kontribuojnë në të mirë të vendit duke u rreshtuar krah së drejtës, krah Aleancës dhe njeriut që u ka pri proceseve të rëndësishme në periudhat më të rënda të Kosovës, liderit dhe presidentit Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lahi Brahimaj ka numrin 22 në listën e Aleancës për Ardhërinë e Kosovës.