Aksident i rëndë në fshatin Raçë të Gjakovës, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Raçë të Gjakovës.

Siç raporton “Syri Vision”, nga ky aksident tre persona kanë mbetur vdekur.

Televizioni lokal nga Gjakova mëson nga Policia se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.

Ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo njoftim tjetër nga ky aksident.