Bëhet i ditur identiteti i kosovarit në Gjermani që dyshohet se vrau dy djemtë, gruaja mbeti e plagosur rëndë

Media gjermane Bild.de ka bërë bërë të ditur identitetin e burrit që dyshohet së është nga Gjakova, e që mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të mitur më pas edhe vetën, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur rëndë.

Sipas medias gjermane, një zhurmë ishte dëgjuar në shtëpinë në Kleiner Glinder Berg në orën 22:53, fqinjët menjëherë thirrën policinë, sepse siç merret vesh në familjen kosovare ka pasur shpesh debate të ashpra.

Pas arritjes së policisë në shtëpinë e familjes kosovare, aty gjendën dy fëmijë të vdekur , njëri 13 vjeç dhe tjetri 11, të dy ekzekutuar me të shtëna në kokë.

Pak metra më tutje ndodhej Flamur R. (44), babai i djemve, gjithashtu i vrarë. Arma e dyshuar e vrasjeve ishte gjendur shumë afër burrit.

Akt i tmerrshëm i përgjakshëm ka ndodhur në Glinde, në verilindje të Hamburgut.

Gruaja dhe nëna e dy djemve, Advije R. 38 vjeçare është plagosur rëndë, dhe gjendet në spital – edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.

Kryeprokurori Christian Braunwarth mësohet të ketë thënë se “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes.” Sipas informacioneve të BILD, dyshohet se babai i fëmijëve ka qëlluar me armë ku la të vdekur dy djemtë e tij, gruan në gjendje të rëndë dhe më pas ka vrarë dhe vetën.

SHARE