KRYETARI ELEZAJ MBAJTI TAKIMIN E DYTË ME QYTETARË

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës është mbajtur takimi me publikun ku janë prezantuar rrjedhat e qeverisjes në Komunën e Klinës në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Selmanaj -Tanushi, drejtorë të drejtorive, qytetarë, media lokale etj.

Në fillim të këtij takimi kryetari Elezaj shprehi ngushëllime familjes Gashi nga fshati Qupevë për humbjen e dy të më të dashurve të tyre në një aksident tragjik dhe familjes Bajraktari për humbjen e më të dashurit të tyre.

Kryetari Elezaj informoi të pranishmit rreth të arriturave, vështirësive dhe investimet kapitale të realizuara në vitin 2021.

Në fund, qytetarët parashtruan pyetjet dhe kërkesat për realizimin e projekteve të ndryshme, që kryesisht kanë të bëjnë me investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rrjetit të kanalizimit, investime në përmirësimin e furnizimit me ujë.

Kryetari Elezaj theksoi përkushtimin e tij për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe realizimin e projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.