Aksident me të lënduar në Klinë, një motoçiklist goditet nga një veturë

Një motoçiklist është goditur para pak minutash në rrugën Sadik Rama në Klinë, saktësisht pranë objektit të policisë.
Sipas informatave që ka Klinainfo, motoçiklisti ka pësuar disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, të cilët po merren me rastin.
Aksidentet e motoçiklistëve janë bërë të shpeshta, ndërsa sot në magjistralen Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident i ngjashëm./Klina info.