POLICËT E KOSOVËS DO TË MARRIN PAGESA SHTESË PËR PUNËN ME ORAR TË ZGJATUR

Sonte në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim i ri për masat anti-Covid.

Ndër masat e reja, maska, distanca sociale dhe masat e tjera kanë mbetur pothuajse të pandryshuara, por orari i punës së lokaleve të gastronomisë është zgjatur për 1 orë, deri në 23:00, shkruan lajmi.net.

Një vendim me rëndësi në këtë mbledhje të qeverisë është miratimi i propozimit i MPB-së për ndarjen e mjeteve shtesë për policët e Kosovës të cilët kanëp unuar me orar të zgjatur gjatë pandemisë.

Në raportin e mbledhjes së qeverisë thuhet: 

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar edhe propozimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ndarje të mjeteve shtesë financiare, në vlerë prej 3,989,423 € (tre milionë e nën qind e tetëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e njëzet e tre euro), për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren, të zyrtareve policorë aktiv në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19:

1.  Për pagesën e orëve shtesë, për diferencën e papaguar të orëve mbi normën e lejuar (40 orë punë) të krijuara pas datës 15 Mars 2020 deri më 31 gusht 2020, në vlerë totale prej 4,792,046 € (katër milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e katër dhjetë  e gjashtë €), si në vijim:

1.1.  50% e këtyre mjeteve (2,396,023 Euro) do të paguhen me pagën e muajit shtator 2020, ndërsa

1.2.   Pjesa e mbetur në muajt në vijim, në varësi të disponueshmërisë së mjeteve në dispozicion, në kategorinë e pagave dhe shtesa.

1.3.   Për pagesën e shtesës mbi pagën bazë, në vlerë prej 100 Euro në muaj, për muajt korrik, gusht dhe shtator 2020, në vlerë totale prej 1,593,400 Euro (Një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tremijë e katërqind €).

Pagesa e orëve shtesë, si dhe shtesës në pagë bëhet në bazë të listave të bashkëngjitura këtij vendimi, të aprovuara nga Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që konfirmojnë përputhshmërinë e listave emërore të përgatitura dhe aprovuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës