KRYETARI ELEZAJ PARALAJMËRON MASA RIGOROZE NE MBROJTJE NGA CORONAVIRUSI

Të nderuar qytetarë,
Ministria e Shëndetësisë fatkeqësisht ka konfirmuar dy raste të prekura nga virusi COVID-19.

Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se njëri rast me këtë virus është një shtetase italiane, pjesë e organizatës CARITAS që vepron në Komunën e Klinës.

Personi i prekur me këtë virus është dërguar në QKUK ku po merr trajtim, ndërsa ka filluar vendosja në karantinë e disa familjeve me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte.

Apeloj tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), të
rrisin kujdesin ndaj higjienës dhe të ndalojmë përshëndetjet me duar.

Ju lus për zvogëlim të lëvizjes dhe zvogëlim të kontaktit me qytetarë të tjerë, si masa preventive.

Ju njoftoj që në ora 20:00 do të mbajmë mbledhje të shtabit emergjent të Komunës së Klinës ku do të vendosim për masat që do të ndërmirren për mbrojtjen nga kjo pandemi, të cilat do të jenë të rrepta e po ashtu në bashkërendim me masat e qeverisë.