Rreth 600 qytetarë u gjobitën të mërkurën për mosrespektim të masave anti-COVID

Rreth 600 gjoba janë shqiptuar të mërkurën për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve ka shqiptuar 596 gjoba në bazë të ligji COVID-19 dhe 1106 gjoba tjera për shkelësit e rregullave të trafikut, transmeton Zeri.info.

Po ashtu bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 39 aksidente, ku 7 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale.