Diaspora po vjen masivisht, 59 aeroplanë aterojnë në “Adem Jashari” vetëm sot

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se 59 fluturime janë realizuar vetëm sot në aeroportin e Kosovës “Adem Jashari”.

118 ardhje janë realizuar ardhje-vajtje, duke konfirmuar aktivizimin e diasporës drejt ardhjes në atdhe.

Ky numër i ardhjes së aeroplanëve sot është thuajse dyfish më i madh se dje që kishin arritur 37 aeroplanë.

Ardhjet nga Gjermania, Zvicra e Turqia e dominojnë numrin e aterimeve deri më tani në aeroportin “Adem Jashari”.