Arrestohet hajni që vodhi rreth 700 euro në një barnatore në Pejë

Ditë më parë në barnatoren “Leo Med” në Pejë ka ndodhur një vjedhje. Dy persona në bashkëkryerje vodhën rreth 700 euro në arkën e barnatores.

Policia tashmë ka identifikuar të dyshuarit, ndërsa njërin prej tyre e ka arrestuar, bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.

Njëri bënte roje, derisa tjetri, tashmë i arrestuar, vodhi të hollat nga arka.

Me vendim të Prokurorit është urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.