Gjithçka ndodhi në traktor, babai dyshohet se vrau djalin me 3 plumba – Krejt çka dihet për krimin që tronditi vendin

Me detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur Edon Ismajli, (28-vjeçar) të cilin dyshohet se e vrau babai i tij, Naim Ismajli, (53-vjeçar). Sipas informacioneve të para, babai qëlloi në drejtim të të birit pas mosmarrëveshjeve lidhur me pronën.

Çka dihet deri më tani për vrasjen e rëndë?

Sipas informacioneve të para, i riu, Edoni, u vra në traktor me disa plumba të kallashnikovit pas një debati me babain, që përfundoi tragjikisht.

Ta shtënat me armë që u dëgjuan në fshat, tronditën banorët, me ç’rast u njoftua Policia. Më të marrë informacionin, në vendin e ngjarjen dolën disa njësi policore, që gjetën Edonin të shtrirë në tokë dhe dyshohej se kishte humbur jetën.

Për të konfirmuar vdekjen e tij, pas disa minutave në fshat kishte arritur edhe ekipi i Emergjencës, qe konstatoi se i riu ka vdekur.

Babai i tij, që dyshohet se kreu vrasjen u prangos dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim dhe sipas burimeve të Sinjalit ende s’e ka pranuar veprën të cilën e ka kryer.

Ndërkohë, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e krimit, të cilat mund të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Njësiti i Forenzikës në asistim me njësitë tjera të Policisë, gjetën dhe konfiskuan 3 gëzhoja të AK-47.

Bastisja e lokacionit ku u arrestua i dyshuari

Burimet e Sinjalit thonë se me me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer bastisje në vendin ku u arrestua i dyshuari, ku u gjet kallashnikovi, me të cilin ai dyshohet se kreu vrasjen e rëndë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu doli në vendin e ngjarjes, rasti është cilësuar “vrasje e rëndë” dhe hetimet kanë filluar.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, raporton Sinjali.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”.

Shënim7: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.