Kërcënohet zv/ministri Zafir Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha dje është kërcënuar nga një person i përmes rrjeteve sociale.

Rasti është paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës në Prizren dhe i njëjti është duke u hetuar.

Kërcënimin e ka konfirmuar vet Berisha duke thënë se ishte një fyerje në formë kërcënimi në adresë të familjes sime.

“Nivel shumë i ulët i racës që ju është bërë “lavazh i trurit” nga sekti politik. Për mos me u marrë privatisht edhe pse nuk e njoh, e njoftova policinë”, ka deklaruar Berisha