QKMF në Klinë, organizon ndeshje miqësore në kujtim të Dr.Gjon Gjidoda

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, në Klinë, organizon ndeshje miqësore në futboll të vogël.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në nderim dhe kujtim të Dr.Gjon Gjidoda.

Në këtë organizim do të marrin pjesë: Bashkësia Islame e Klinës – Kisha Katolike e Kosovës dhe QKMF “Nënë Tereza” në Klinë me QKUK Prishtinë.
Ndeshjet do të luhen në palestrën “Adem Jashari”, në Klinë me datë 26.01.2023 në ora 17:00./Klina info/