Gjykata në Turqi vendos për dy gylenistët e deportuar nga Kosova

Gjykata në Turqi vendos për dy gylenistët e deportuar nga Kosova

Gazeta Express
6 Nëntor 2019 16:48

Janë dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burgim në Turqi dy nga gjashtë personat që vitin e kaluar ishin dëbuar dhunshëm nga Kosova, raporton Gazeta Express.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.

Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vite e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Özkan.