KFOR: kontingjenti italian kryen aktivitete CIMIC në jug të Kosovës

Peja, 16 dhjetor 2021

Kontingjenti italian në Kosovë, i angazhuar në misionin e NATO-s të quajtur “Joint Enterprise”, në dekadën e dytë të dhjetorit ka kryer tre projekte të bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në të mirë të popullatës në jug të Kosovës. Donacionet janë bërë nga Njësia Italiane e Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) e KFOR-it me Djajtë e Verdhë të Regjimentit 185 të Artilerisë Parashutiste dhe parashutistët e Regjimentit të Logjistikës Folgore efektivë në Ushtrinë Italiane.
Në donacionin e parë është bërë dorëzimi i furnizimit me pajisje mjekësore në Qendrën Mjekësore të Komunës së Hanit të Elezit. Projekti ka për qellimin pajisjen e qendrës mjekësore lokale me mjetet spitalore që mungojnë, duke përmirësuar kështu kushtet shëndetësore në mbështetje të banorëve të Komunës.
Gjatë aktit të donacionit të bërë nga komandanti i Grupit të Mbështetjes së Aderimit italian (GSA), Nënkolonel Pagliaro, ishin të pranishëm drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare Nijazi Luma dhe kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi. Kryetari Ballazhi shprehu mirënjohjen e tij për kontingjentin italian, për atë që po bën në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë falënderoi të gjithë të pranishmit që kanë rritur cilësinë dhe efikasitetin e qendrës mjekësore në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Në aktivitetin e dytë të bashkëpunimit civilo-ushtarak të kryer nga kontingjenti italian i RCW-së, Kryqit të Kuq te KAÇANIK-ut ju dorëzuan “paketa ushqimore” të përbëra nga miell dhe produkte të tjera, për të mbështetur familjet në vështirësi ekonomike pas pandemisë COVID-19. Me rastin e dorëzimit, sekretari i selisë së Kryqit të Kuq, Naim Hysaj, deklaroi se ky donacion do të bëjë të mundur mbështetjen konkrete për familjet në vështirësi ekonomike.
Aktiviteti i tretë u bë në Komunen e Prizrenit, në çerdhen “Nena Cabrini”, e cila menaxhohet nga motrat engjëllore të Shën Palit dhe frekuentohet nga rreth 120 fëmijë, nga të gjitha komunitetet.
Shkolla rezulton të jetë një nga institucionet e rralla të komunës që ofron mbështetje konkrete për fëmijët me nevoja të veçanta, qe rezulton te kete nje mbështetje fondamentale për familjet që duhet të përballen dhe të menaxhojnë këto probleme.
Në aktivitetin e bashkëpunimit civilo-ushtarak, ku mori pjesë edhe komandanti i RCW kolonel Bertazzo, u dhuruan materiale kancelarie, mjete didaktike, lodra; pajisje mbrojtëse personale dhe produkte te nevojave elementare, të gjitha asetet në të mire te femijeve të shkollës që plotëson kriteret e multietnicitetit dhe neutralitetit të cilat e frymëzuan këtë aktivitet.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe te mbrojtur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. #UnaForzaperilPaese