Aksident në rrugën Klinë – Gjakovë, lëndohet një person

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Klinë – Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Gjakovë, në vendin e quajtur Kodra e Meqes, një person është lënduar”, tha ai.