Konfirmohet miqësorja Kosovë – Lituani, luhet më këtë datë në “Fadil Vokrri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në muajin mars të këtij viti.

Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e FFK-së.

Kjo ndeshje miqësore në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022 do të luhet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Katër ditë pas kësaj miqësoreje, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.