Miratohet dërgimi i FSK-së në Gaza

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Vendimi u mor me 89 vota për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, duke i dhënë dritë jeshile misionit jashtë vendit.

Sipas vendimit parlamentar, forcat e Kosovës do të jenë pjesë e një misioni ndërkombëtar që synon stabilizimin e situatës në Gaza