I dyshuari për grabitje ekstradohet nga Italia në Kosovë

Blerim Nokaj, i dyshuar se në vitin 2013 kishte kryer grabitje në Gjakovë, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta tregoi për KALLXO.com se i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

“Pas ekstradimit i dyshuari është ndalur fillimisht në qendrën e mbajtjes në Stacionin Policor në Gjakovë me vendim të prokurorit,  ndërsa sot pas vendimit për caktimin e paraburgimit i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit nē Dubravë”- tha Graishta

Ndërsa, prokurori Ali Uka nuk pranoi të fliste shumë për rastin, por tregoi se të njëjtit fillimisht do ti caktohet paraburgimi për grabitje.

“Atij i caktohet paraburgimi për grabitje, pastaj shofim se a ka naj rast tjetër qoftë për vrasje apo diçka tjetër”- tha Ali Uka