Elezaj njofton se në Sferkë nis ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se në fshatin Sferkë ka nisur ndërtimi i impiantit të ujërave te zeza në vlerë 178 mijë euro.
Ky është postimi i tij:

Bashkë me bashkëpunëtorë, sot kam vizituar fshatin Sferkë, ku kemi filluar punimet për ndërtimin e impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe riparimi i rrjetit ekzistues të kanalizimit në këtë fshat. Jam vërtetë i lumtur që po fillojmë realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për mjedisin dhe për vendet ku derdhen këto ujëra e që është një mënyrë shumë e mirë për mirëmbajtjen e pastërtisë së ujit dhe mjedisit rreth neve.
Ky projekt ka një vlerë buxhetore prej 178 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Projekte të tilla, me qëllim të ruajtjes së mjedisit, kemi planifikuar edhe në disa fshatra tjera.