Besim Hoti takoi strukturat e partisë në Sferkë, Çeskovë dhe Gllarevë.

Kandidati për kryetar komune dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Klinë Besim Hoti u takua me strukturat e partisë në Sferkë, Çeskovë dhe Gllarevë. Në këto takime u bisedua për format e organizimit dhe mobilizimin e subjektit tonë politik. Poashtu, u dëgjuan me kujdes edhe këshillat dhe kërkesat e banorëve të këtyre zonave.

U faleminderit për mikpritjen!