“Heroinat n`front”, laborantja nga Klina që po e “lufton” coronavirusin

Që nga fillimi i përhapjes së virusit ka qenë pjesë e ekipit që ka bërë testimet për COVID-19. Albana Ismajli nga Klina është një nga laborantet e mikrobiologjisë që është “në front të parë” të “luftës” kundër përhapjes së virusit, duke punuar si laborante e mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ku çdo ditë behën qindra teste.

Për kryerjen e testimeve e rritjen e kujdesit ndaj të tjerëve, ajo dhe shumë doktorë të tjerë duhet të punojnë në kushte të jashtëzakonshme dhe duke u përballur me rrezikun e infektimit.
Gjatë kësaj kohe, kur shumë punonjës kanë pasur mundësi të punojnë nga shtëpia, Albana dhe shumë kolegë të saj janë në një kontakt direkt të infektimit, por vazhdojnë të kenë një përkushtim të veçantë për të përmbushur përgjegjësitë që ju takojnë si një mikrobiologë./Klina.info/