I burgosuri sulmon oficerin korrektues në Dubravë, përfundon në spital

Oficerët nëpër Qendrat Korrektuese në Kosovë, shpesh herë hasin në telashe me personat që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme,

Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në Burgun e Dubravës, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht oficerin korrektues.

Sinjali mëson se oficeri është sulmuar teksa po bënte hapjen e dyerve, kur i burgosuri dyshohet se e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar atij lëndime trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e burgut.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.