Arrestohet një i dyshuar në veri të Kosovës, i konfiskohen mbi 6 mijë fishekë

Policia e Kosovës ka ndaluar sot në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një person i gjinisë mashkullore serb.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia ka gjetur rreth 6,300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë.

Sipas njoftimit të PK, i dyshuari J.Zh. (i lindur më 1981) është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar  dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale, përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.