Digjet komplet një veturë rrugës për në Bjeshkën e Istogut

Një veturë është djegur e tëra dje në rrugën për në Bjeshkën e Istogut.

Indeksonline mëson se vetura e tipit Renault është djegur në rrugën që çon te Lugu i Butë.

Në veturë ndodheshin tre persona të cilët kanë shpëtuar pa lëndime.

Nuk dihen ende arsyeja që shkaktoi djegien e veturës brenda pak sekondave

Zjarrëfikësat kanë arritur në vendin e ngjarjes por që ka qenë e pamundur të shpëtohej nga djegia./Indeksonline/