Dy skuadrat e Bundesligës pas Granit Xhakës

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është duke u kërkuar nga dy skuadrat e futbollit gjerman.

Në fakt, “Topçinjtë” janë në kërkim të një mesfushori kualitativ dhe një nga emrat e spekuluar është mesfushori i Borussia Dortmundit, Julian Brandt.

Londinezët kërkojnë të ofrojnë Granit Xhakën në këmbim të Brandtit dhe poashtu sipas mediave gjermane,“Milionerët” ende nuk kanë arritur të japin sinjale për një shkëmbim të tillë, megjithëse kanë shprehur interesim për Xhakën.

Skuadra tjetër e cila kërkon transferimin e futbollistit nga Prishtina është edhe ish-skuadra e tij, Borussia Monchengladbach.

Granit Xhaka nuk pritet të ketë të ardhme të gjatë te londinezët.