Osmani: I falënderoj nga zemra secilin nga ushtarët e NATO-së, të cilët rrezikuan jetën e tyre, në mënyrë që ta shpëtojnë tonën

“25 vite më parë për Kosovën filloj shpresa e madhe, 24 marsi vërtetë ishte ditë e shpresës së madhe, sepse për herë të parë aleancat e botës demokratike, u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës, nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit, dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere, arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit, ne edhe do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, meqenëse është edhe përvjetori jubilar pra 25 vjetori.

Presidentja Vjosa Osmani tha se kjo kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të pafuqishëm dhe të palëkundur ndërmjet Kosovës, dhe botës demokratike.

“Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të pafuqishëm dhe të palëkundur ndërmjet Kosovës, dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë ndaj edhe sot jam shoqëruar nga Ambasadoret, dhe përfaqësuesit e shteteve mike që qëndruan pranë Kosoves jo vetëm me 24 mars, jo vetëm në vitin 1999, por po qëndrojnë me ne edhe sot përderisa përballemi me sfida të shumëta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht.”

Presidentja Osmani falënderoj secilin nga ushtarët e NATO-së, dhe të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllen sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës

“Dua edhe njëherë në emër të popullit të Kosovës, këtij populli që ishte në rrezik nga shfarosja në vitin 1999 të i falënderoj nga zemra prapa secilin nga ushtarët e NATO-së, të cilët rrezikuan jetën e tyre, në mënyrë që ta shpëtojnë tonën, ti falënderoj të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllen sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën Zot na erdhën në shpëtim, dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh përderisa ne punojmë bashka rishte që Kosova e sotme, të jetë Kosovë që i bën jo vetëm qytetarët e saj, por edhe miqtë e saj të mburrën me sukseset në zhvillimin e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe në fuqizimin e subjektivitetit kombëtar të Kosovës”.

Mandej Ajo theksoi se se Kosova shume do të jetë pjesë e NATO-së dhe përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet me të vështira të Kosovës.

“Edhe njëherë faleminderit përjetësisht NATO, Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO, përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet me të vështira, dhe do ta kthej këtë borxh duke ndihmuar në vende të tjera si po ndihmon edhe sot duke shërbyer krah për krah me ushtrinë Amerikane, Angleze dhe ushtritë e tjera dhe duke kontribuar sot në paqe dhe stabilitet në vende të tjera të botës”.