Haradinaj prezanton aderimin e ri në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinja, ka pritur në takim Prof.Dr Shkëlqim Millakun, nga Ujmiri i Klinës, i cili është biri i dëshmorit Hazir Millaku.

Haradinaj, bëri të ditur se Prof.Dr Millaku, iu bashkua AAK-së, duke u bërë edhe pjesë e listës për deputet.

“Politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.Sot, prita në takim të nderuarin Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku. Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu i uroi sukses dhe mirëseardhje në Aleancë, Prof Dr Millakut.

‘Shkëlqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë. Na priftë e mbara’, përfundoi ai.