14-vjeçarja nga Mitrovica vuan nga sëmundja e zemrës, ka nevojë për ndihmë

Alketa Istrefi, 14-vjeçare nga qyteti i Mitrovicës e cila po vuan nga sëmundja e zemrës, mëlçisë dhe mushkërive ka nevojë për ndihmë.

Sipas mjekëve nuk mund të bëhet intervenim kardiologjik për arsye të avancimit të sëmundjes dhe ka nevojë për trajtim me medikamente.

Familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për blerjen e medikamenteve dhe ilaçeve tjera, duke lënë edhe numrin e telefonit: 044841140.