Genta paralajmëron, kënga e re lansohet sot

Genta Ismjali po rikthehet me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Marselin.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellur bashkëpunimin me emrin “Ça me bo”.


Kënga e re nga dy artistët do të publikohet sot dhe këtë e kanë bërë të ditur vet Genta përmes rrjeteve sociale.

“SOT 18:00 #camebo ft. Marseli”, ka shkruar Genta sipër videos së shkëputur nga klipi.

Ndërkohë, Genta kohë më parë kishte paralajmëruar një bashkëpunim tjetër me një artist turk, por si duket pandemia ia ka pezulluar planet./