Mësohet emri i personit që u gjet i vdekur në lumë në Klinë

Sot në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës është nxjerrë një trup i pajetë i cili po kërkohej gjatë tërë ditës.

Burime të klina info bëjnë të ditur se i vdekuri është Vesel Kryeziu.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka njoftuar se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.