Emocionet në Etihad pas shpalljes kampionë (VIDEO)

I gjithë stadiumi në Etihad u mbush nga tifozët e Manchester Cityt, pasi ekipi u shpall kampion i Premier Leagues, pasi përmbysi rezultatin ndaj Aston Villas.

Pep Guardiola shpërtheu në lot bashkë me shumë lojtarë tjerë, ndërsa fusha u mbush plotësisht me ngjyrat bardh e kaltër.

City është shpallur kampion i Premier Leagues për herë të katërt në pesë vitet e fundit.