Aksidentohen dy automjete në afërsi te Nora Market

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në Zajm të Klinës, saktësisht në afërsi te Nora Market.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Veç dëmeve materiale nuk dihet për të lënduar. Policia po merret me rastin.

Klina Info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.