Maqedonci niset drejt SHBA-së – pritet të takohet me Ndihmës Sekretarin e shtetit, O’Brein

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst.