Aksidentohet vetura me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në ‘Rrugën e Kombit’, në segmentin Milot- Rrëshen.

Sipas informacioneve të para një makinë me targa të Kosovës është përplasur në afërsi të hyrjes së Rubikut. Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, përveçse dëmeve material.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Më poshtë disa pamje të përcjella nga report tv.